Veteranët e luftës në Kroaci sot kanë kërkuar nga Qeveria dhe diplomacia kroate që të pengojnë hapjen e kapitujve 23 dhe 24 për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Gjatë një konference për medie, ata paralajmëruan qeverinë kroate se hapja e bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë nuk mund të jetë e suksesshme nëse nuk përfillen kërkesat kroate drejtuar Beogradit. Përfaqësuesi i Bashkësisë Demokratike Kroate (HDZ), Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të Luftës, Joseph Gjakiq ka porositur se dëshiron të paralajmërojnë administratën publike se përmes negociatave i kanë mundësuar Serbisë të drejtën të hapë dy kapituj, edhe pse më parë kishin paralajmëruar për “provokime nga ana e Serbisë, për mos tërheqjen e tyre të ligjit për juridiksionin rajonal”. “Bllokada tre mujore ishte e pamjaftueshme që të kuptojnë se çfarë kanë bërë. Këto pesë kritere, nga të cilat 50 janë në letër, duhet të plotësohen. Përndryshe, ne do të thërrasim diplomacinë tonë me emrin e vërtetë”, ka thënë më tej Gjakiç. Ndërkaq, Gjuro Glogoshki nga Shoqata e Invalidëve të 100-përqindshëm të veteranëve të luftës, tha se të gjithë mbështesin mos hapjen e kapitujve në fjalë për Serbinë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …