Organizatat me prejardhje nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Drenas, kanë bërë të ditur se të hënën do të protestojnë në shenje pakënaqësie për dënimet e fundit të komandantëve dhe ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas organizatave të protestës, me këto dënime po bëhen përpjekje të dëmtohen vlerat e luftës çlirimtare, mundi dhe sakrifica e gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës, gjithë ushtareve që sakrifikuan jetën e tyre për të mbrojtur pragun e shtëpisë. Protesta mbahet në sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00. Eja edhe ti, t’i mbrojmë vlerat e luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ta mbrojmë amanetin e dëshmoreve dhe gjakun e derdhur për liri, thuhet në ftesën e Organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dega në Drenas.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …