OVL e UÇK-së në Dukagjin proteston kundër ndalimit të luftëtarit të lirisë, Tomor Morina nga organet e Maqedonisë Veriore, bazuar në një urdhër-arrest të Serbisë. Kjo praktikë e aplikuar edhe më herët në shtetet tjera, më së paku është dashur të ndodhë në një nga shtetet që aspiron drejt integrimeve euroatlantike. Jemi të befasuar se si po respektohen urdhërarrestet e një shteti i cili ka ushtruar gjenocid popullin tonë. OVL UÇK degët e Dukagjinit, kërkojnë menjëherë lirimin e bashkëluftëtarit tonë Tomorit, duke apeluar që të mos përsëriten më akte të tilla. Ne i respektojmë institucionet e Maqedonisë Veriore. por vendimet e Millosheviqit nuk duhet te zbatohen nga një shtet i civilizuar thuhet në reagimin e veteranëve të Dukagjinit.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …