Protesta e Veteraneve

Veteranët paralajmërojnë protestë për datën 14 nëntor para institucioneve të vendit

Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e jashtëzakonshme me kryetarë të degëve, diskutoi  rreth mospagesave për disa muaj të pensioneve për veteranët e luftës, dhe pas shumë diskutimeve vendosi që Të pritet edhe këtë javë për shkak të procedurave ligjore, në mënyrë që pagesa e pensioneve të kryhet, të thirret protestë për të martën me datën 14 nëntor ora 12:oo para institucioneve të vendit, ku me këtë rast do t’i ftojmë veteranët e luftës që sa më masovikisht të dalin në protestë për t’i realizuar të drejtat e tyre ligjore. Veteranët ftojnë  Insitucionet e vendit, që ta marrin seriozisht shqetësimin e tyre  sepse janë  të detyruar të veprojnë dhe situata mund të del jashtë kontrollit.

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …