Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sejdi Veseli po dëshmon në Gjykatën Speciale në Hagë në gjykimin kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa. Sejdi Veseli ka thënë se Mustafa ishte komandant i njësisë BIA në të cilën kishte persona që mbanin pseudonime jo të duhura që nuk janë pjesë e mirë e historisë. Veseli ka sqaruar deklaratat e tij që kishte dhënë për Zyrën e Prokurorisë në vitin 2019 ku ndër të tjera kishte thënë se nuk ishte pro njësisë BIA. Duke folur për Salih Mustafën ka thënë se e konsideron bashkëluftëtar dhe se e njeh që prej kohës kur ai ishte i burgosur politik, por Sejdi Veseli ka thënë se nuk i ka njohur personalisht personat e tjerë që ishin pjesë e njësisë BIA e që sipas tij mbanin pseudonime si “Tabuti” e “Vdekja”. Me këta të fundit, Veseli ka thënë që nuk do të do donte as të shoqërohej meqë sipas tij pseudonime të tilla nuk janë normale për luftëtarë të lirisë. Në nëntor të vitit 2019 Sejdi Veseli kishe dhënë intervistë për Zyrën e Prokurorit në ku ndër të tjera ishte përgjigjur rreth njësisë BIA dhe citohet të ketë thënë se nga kjo njësi përveç Salih Mustafës e njeh edhe Bahri Gashin. Sejdi Veseli ka nënvizuar faktin se Salih Mustafa dhe kjo njësi nuk i kanë raportuar Brigadës 153 por kanë qenë drejtpërdrejt në përgjegjësi të Zonës Operative të Llapit.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …