Veterani i luftës së UÇK-së – ish komandanti i Batalionit 4, i Brigadës 138 të UÇK-së, Pren Marashi, ka reaguar ndaj përdhosjes që i është bërë në Pejë, pllakave përkujtimore me emrat e dëshmorëve të luftës sonë çlirimtare. Instalimi i antivlerave, dhënia hapësirë dhe lejimi i lloj-lloj tradhtari qe të njollosë luftën dhe gjakun e dëshmorëve, sjell pasoja qe edhe përmendoret dhe lapidaret e dëshmorëve te njollosen nga bijtë e rodi i UDB-ashave! Kamerat e sigurisë dhe organet duhet te marrin masa ndaj sjelljeve te tilla te turpshme qe përdhosin vlerat, ka shkruar veterani Pren Marashin, me rastin e përdhosjes së varrezave të dëshmorëve në Pejë nga persona të panjohur por që shkarravitur në gjuhën shqipe.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …