Veterania e UÇK-së, Drita Rrapi: Letër mikës time në Pejë!

Këte hërë po të shkruaj nga kurbeti, nga një vend që kurrë nuk e deshta. Shumë gjatë luftova qê të  nos përfundoj këtu, por si dukët një pjesë tė bëtejës e humba Tashmë më ka mbetur vetëm shpresa më të cilên i kalojë ditët. Të qenurit këtu po e luftojë me një rivalitet téë brendshëm , por sedra ime nuk po e pranon as integrimin. S‘po kam vullnet më e mësu as gjuhën  ndonëse shpesh  ju kam referu thënjës :„ Sa gjuhë njeh ,aq njerëz vlenë .Ti nuk mund ta kuptosh se ç‘ndjësi të ngrohët e të ëmbël të  krijonë ai vend që  ta mbanë ndezur dëshirën me u kthy atje  Padashur mendja mé shkon të miliona shqiptar që çdo ditë tretën  rrugëve  të botës në kërkim të një  jete më të mirë  ,zemra po pikon gjak.Çfarë arsyetimi është ky?! Pushtuesi serb u perpoç njé shekull mé zbrazë Kosovën por nuk ja  arriti .

Dorën në zemër  ky éshté një vend shumë i zhvilluar në të gjitha aspektet ,po t‘ishte Kosova sa një e treta e këti vendi do të isha njeriu mé i lumtur nè botë.  Por, faji është  të unë që  kurrë në jetë se ushqeva ndjenjën time me jetul largë vendit tim. Kot nuk thonë:“ Guri I rëndë né vend té vet“  Më  kot po perpiqem mé mashtru vetën  duke u përpjekë   me përafru natyrë e këti vendi me natyrën e mrekulluëshmë të vendit tim.

Nuk po mé lënë té qetë rrugét e Prishtinës ,si studente,duke brohoritur nëpër  demonstrate „Kosova Republikë „ As salla „1 Tetori“, greva e minatorëve të Trepçës , ora 09:30 dhe ultimatumi i tyre për  vetëflijim nëse nuk realizohëshin kérkesat e tyre e uné dhe Ti ulur pranë njëra tjetrés shtrengonim duart duke i dhënë forcë  njéra -tjetrés lutéshim për ta. Edhe me 1 Tenor të vitit 1997 bashkë shkuam në protestat e organizuara nga Studenten e Universitetit të Prishtinës. Jeta na mësojë se me luftë e rezistencë të aromatisierte çlirohët vendi ,prandaj nuk dinim çka është frika. Qellim I vetëm i yni ishte lufta për liri e bashkim kombëtar.

U ndjeva shumë krenare kur bashk më Ty filluam mësimin në variantin C. ( 02.02.1992),në natyrë të hapur nën qiellin e kaltër por të ftohët dimri na u komentuan orët e mësimit  dhe odat ku do të fillonim punën si mësuës . Për shtatë vite më radhë përjetuam ndjenjën e të qenurit pishtarë të arsimit e më ditar të improvizuar sfidonim politikën moderne botërore që mbyllte sytë para një gjenocidi të tillë në fundshekullin njëzetë. Lufta na gjeti në klasë ,atëherë kur maturantët filluan të na mungojnë në orët e mësimit se kishin shkkuar në Shqipëri për tu armatosur të lodhur nga pesha e robërisë e cila çdo ditë e më shumë ua rëndonte jetën E mbanë mend si më erdhi Remziu nê klasê me bombë dore dhe unë sa I urova mirëseardhje pas ati rrugëtimi t të gjatë e të vështirë ai nga gëzimi nxorri bombên nga xhepi e më tha: – mësuëse, tash edhe unë jam ushtar. Ndërsa deshmori I kombit Nuredin Gërvalla në hartimin me temë „ Vendlindja u thërrêt „më kishte shkruar vetëm një fjali: UÇK-ja do ta çliron Kosovën. Ata që nuk kishin bërë  në jetë Texte qoftë vetëm një orë stervitje se si duhej përdorur arma  ,për një ditë u bënë ushtar të devotshëm të atdheut të tyre. Histori të tilla nuk kam lexuar në ndonjë literaturë botërore të kohës moderne.

Pjesa e dytë

Falë luftës së UÇK-ës, sakrificës vetmohuëse dhe gjakut të dëshmorëve Kosova u çlirua .Ehhh më ç‘ndjenjë gëzimi u përjetu çlirimi i vendit .Lot e gjak pikonte çdo pëllëmbë e tokës tonë.Sa shpejt rifilloj jeta,Duke u ngritë mbi dhëmbjet e shpirtit filloj rindertimi i shtêpive mbi gërmadhat e mbetura nga djegiet e egra të pushtuesve barbar Kosova e përgjakur filloj rrugëtimin e saj drejtë formimit të shtetit të pritur më shekuj,më të riun në Ballkan e Evropë. Rrugë e gjatë dhe e vështirë e përcjellur me drithërimën e mendimit Se:“nuk është zor me e fitu, por është zor më e mbajtë „

Tash pas njëzetë e njè viti të çlirimit Kosova po përballët me definimin e kufinjëve të saj dhe Gjykatën Speciale e para në llojin e saj të veçantë në historinë gjyqësisë botërore. I dhëmbshëm ky fakt real që pa dashur po të nxitë rreth shumë pyetjeve e dilemave ndajë klasës tonë politike Për dy dekada vazhdojnë luftën e tyre politike në emër të përcaktimeve partiale herë në të majtë e herë në të djathtë harruan se „ Ujku fle,armiku s‘fle „ .Derisa shtyhën me brryla e vendosin kush cilin post po merr e në cilën karrigë po ulën Serbia dinake po e vazhdon luftën në dëm të shtetit të Kosovës. Ajo përfitoj nga hamendjet e politikanëve tanë e tash po na lufton më argumente tona dhe ka shku gjërë atje bashkëpuntorët më Gjykatën Speciale të marrin mirnjohje nga prokuroria e saj pikërisht për bashkëpunim të ndërsjellët. Ndërsa kjo gjykatë që u formu nga  Parlamenti i Kosovës po funksionon pa flamur e stemë të Republikës së Kosovës. Formulimit se Gjykata Speciale po formohët për të gjykuar krimet Individuale të UÇK-ës tashmë i ka dalë boja ,ai mjerisht ishte edhe një mashtrim i radhës e që u orkestru nga njė pjesë e madhe të deputetëve të Parlamentit të Kosovës të cilët herët apo vonë do t‘i gjykoj historia. Sot individi po penalizohët në emër të luftës së pastër që ka bërë UÇK.vSynimi I përfaqsuësve politik të LDK-ës së gjëja po donë me i zbulu vrasjet politike të pasluftës ka çu ujë në mulli të huaj.Kjo propagandë të rikthen në kohën e luftës qeveria e Bukoshit krijoi formacionin „ushtarak“ FARKUN dhe pas kater muaj luftimësh të UÇK-ës kunder ushtrisë serbe ata hynë në Junik e perfundojnë në Isniq. Logjika e krijimit te nje formacioni tjeter më emër e komand tjetë brenda Zonës Operative të Dukagjinit të shtynte me pa dhe qellimin final të saj e që dihët Se përfundoj më dezertim.

Ndërhyrja e politikës në gjyqesi ka kriju dyshime të shumta prandaj një veprim i tillë është i paarsyëshëm.Atëherë lindë pyetja: pse Gjykata nuk i heton kërcënimet e Daciçit kundër atyre serbëve qe i tregojnë varrët e shqiptarëve?! Ai haptas po e shfaqë ndjenjën e gjenocidit ndaj shqiptarëve Ku është Shteti ynë, qeveria jonë që lejon më u kriminalizu ushtari i UÇK-ës  Ajo heshti edhe pas ati spektakli që u demostrua në zyrat e OVL-ës të UÇK-ës dhe asnjëherë nuk kërkoj sqarim prej Gjykatës Speciale për veprimet e saj Gjykata Speciale duhet me tregu si rrodhën deshmitë nga prokuroria e jo të fajsoj ata që i morën dosjet se ato ju dorezuan aty.

Mbase ju atje nuk i shihni gjërat kështu, por për mua lufta e UÇK-ës është po ajo që ishte gjërë në qershor të viti 1999. Po u prek ajo prekët atdheu i im, ajo është lavdia dhe krenaria jonë, është vet vulë e shtetësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …