Partitë opozitare: Vetëvendosje, AAK-ja e Nisma nuk do të marrin pjesë në seancën e së enjtes, që në rend dite do të ketë 10 pika. Zyrtarë të Vetëvendosje kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë, por nuk kanë dashur të flasin më shumë për këtë çështje. As Nisma për Kosovën nuk do të jetë në seancën e së enjtes e ky vendim për mospjesëmarrje do të vlejë deri në një vendim të ri të partisë, ka thënë për mediet, Bilall Sherifi i Nismës. AAK-ja ka bërë të ditur botërisht se çështja e pjesëmarrjes ose jo në seanca është punë e kryer, prej ditës kur kryetari, Ramush Haradinaj ka thënë se AAK-ja nuk do të marrë pjesë më në seanca për këtë mandat. Sipas rregullores së Kuvendit, dihet se deputetët vetëm 6 muaj mund të mungojnë në seanca plenare, më pas iu humb mandati.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …