Lëvizja Vetëvendosje, ka alarmuar lidhur një vendim të qeverisë, lidhur për shpronësimin e një ndërtese në kryeqytet. Sipas Liburn Aliut, për ndërtesën që do të shfrytëzohet për nevoja të qeverisë, shpronësimi do t’i kushtojë qeverisë deri 55 milionë euro. Duke e konsideruar si vendimin e radhës të dëmshëm të qeverisë, Aliu ka bërë thirrje që të ndalen procedurat e shpronësimit, derisa ka paralajmëruar se çështja do të ngrihet edhe në Kuvend. Këtë vendim Qeveria e ka marrë më 28 maj. Ndërtesa është pronë e Dukagjinit.
