Lëvizje Vetëvendosja beson se nuk do ta kenë aspak problem në zgjedhjen e presidentit dhe se kjo çështje do të zgjidhet brenda ditësh. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani thotë se janë duke u angazhuar që sa më shpejtë të përmbyllët edhe procesi i zgjedhjes së presidentit. “Ne si subjekt edhe bashkë me deputetë të tjerë që bashkë qeverisim i kemi mbi 60 vota për presidentin…Natyrisht duke i parë rrethanat shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë që të zgjidhet presidente, Vjosa Osmani dhe po shpresojmë që edhe deputetët e subjekteve tjera të kryejnë detyrën e tyre dhe qëndrimin në sallë, varësisht prej vullnetit që e kanë për votim kundër apo për”, ka deklaruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …