Vetëvendosja ka demantuar deklarimet e Igumenit Sava Janjiq në Radio-Europa e Lirë se gjoja Kisha serbe e ndërtuar në Kampusin Universitar ka leje dhe madje ajo është lëshuar nga Hamdi Vraniqi, babai i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi. Lajmin se ishte babai i Vraniqit që kishte dhënë leje e aktualizuan disa media në Kosovë edhe tash kur është problematizuar çështja e Kishës. Por, Vetëvendosje ka publikuar edhe dy dokumente për të dëshmuar se ata kanë të drejtë dhe jo Janjiq. “Pretendimet e klerikëve serbë dhe telallit të kësaj kishe, portali Express, se leja për këtë objekt është dhënë nga organe legjitime të Komunës së Prishtinës, apo më saktësisht nga babai i aktivistit, Erzen Vraniqi, përveç që kanë për qëllim sulmin kundër Lëvizjes Vetëvendosje me anë të shpifjeve tendencioze ndaj aktivistëve të saj dhe familjarëve të tyre, kanë qëllim edhe që këtë objekt, simbol të okupimit të regjimit të Millosheviqit, ta legjitimojnë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …