Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka marrë 40.90 % të votave, duke siguruar 47 ulëse në Kuvendin e Kosovës, megjithatë, kjo parti do të ketë vetëm 40 deputetë, me mundësi që ky numër edhe të zvogëlohet, pasi Partia Guxo do të ketë gjashtë deputetë dhe Alternativa një deputet. Nga Partia Guxo presin që pas formimit të qeverisë, t’i vije radha edhe dy deputetëve të kësaj partie, ndërsa në Alternativë, Mimoza Kusarit ka mundësi t’i bashkohet edhe një deputet. Edhe pse për formimin e qeverisë së re, partia fituese e zgjedhjeve duket të dëshmojë se i ka së paku 61 deputetë, deputet të Listës Guxo nuk përjashtojnë mundësinë se mund t’i kenë pa koalicione votat për formimin e Qeverisë. Megjithatë, thonë se lidhur me koalicionet e mundshme, mund të ketë bisedime më vonë. Kosovapress
