Jo zyrtarisht bëhet e ditur se dy partitë më të mëdha opozitare, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë pranuar që t’i përgjigjen thirrjes së kryeministrit, Isa Mustafa, për ta debatuar edhe një herë përcaktimin e vijes kufitare me Malin e Zi. Derisa “Nisma për Kosovën” thotë se debati i ri për kufirin është një lloj tradhtie, Kryeministri Mustafa ka deklaruar se jo më larg se në fillim të muajit tetor, pritet të fillojnë një radhë e re e bisedimeve me qëllim për të afruar qëndrimet për këtë çështje. Mustafa ka deklaruar se se ratifikimi i Demarkacionit do të kryhet brenda muajit të ardhshëm, ndërkohë që paraprakisht i ka bërë thirrje opozitës për bisedime. Megjithatë, Mustafa ka thënë se me këtë ftesë do t’i jepet mundësi e dytë të gjithëve për sjelljen e fakteve rreth mëdyshjes së vijës kufitare me Malin e Zi.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …