Vetëvendosja e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut

Vetëvendosja e Albin Kurtit, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut

Vetëvendosje e Albin Kurti, është përfshirë edhe zyrtarisht në garën për pushtet në Maqedoninë e Veriut duke iu bashkuar koalicionit të opozitës shqiptare në një koalicion. Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti njoftoi se në hapjen e zyrës së përbashkët të këtij koalicioni në Shkup mori pjesë edhe Bekim Qoku, këshilltar i Kurtit. Kjo lëvizje i bashkohet  Lidhjes Europiane për Ndryshim. Në hapjen e shtabit morën pjesë kryetarët e tre partive Alternativa, Lëvizja Besa dhe Lëvizja Demokratike ku për herë të parë edhe zyrtarisht paraqitet edhe Lëvizja Vetëvendosje nga Kosova, me përfaqësuesin e saj, z. Bekim Qoku si pjesë e frontit opozitar, ku para të pranishmëve mbajtën edhe fjalë rasti”, shkroi Mexhiti. Në këtë ngjarje, ai ka thënë se me inkuadrimin e partisë së Kurtit, do ta bëjnë “ndryshimin e shumëpritur” edhe në Maqedoninë e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …