Vetëvendosja e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin, Haki Abazi, i cili të flasë, pa e pyetur Albin Kurtin

Vetëvendosja e ka përjashtuar nga Grupi Parlamentar deputetin, Haki Abazi, i cili të flasë, pa e pyetur Albin Kurtin

Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes  Mimoza Kusari-Lila, ka  njoftuar se deputeti, Haki Abazi është përjashtuar nga ky grup parlamentar. Vendimi për përjashtimin e tij është marrë unanimisht, ka saktësuar ajo. Atij madje edhe i ndalohet  të ulët në radhën e mesit të sallës ku ulen deputetët e Vetëvendosjes. Duke folur lidhur me këtë rast, Haki Abazi është shprehur se me  urdhër të Albin Kurtit ia ndërruan ulësen në Kuvend, me qëllim për të provokuar  përplasje fizike. Këto janë vendime arbitrare. Nuk e kam pranuar vendimin, por jam njoftuar nga mediat. Ende nuk e kam parë vendimin dhe prandaj s’mund të komentoj më shumë, është shprehur Abazi, dikur deputeti më fanatik dhe më i papërmbajtur i Vetëvendosjes, në mbrojtje të Albin Kurtit, nga kundërshtarët politikë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …