Vetëvendosja e ka përjashtuar nga radhët e veta asamblistin, Besnik Mujeci, i cili është arrestuar në Shqipëri për trafikim droge. Lajmin e ka bërë me dije sekretari organizativ i kësaj partie, Alim Rama. Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asamblistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë, Komisionin Disiplinor menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Disiplinor i Vetëvendosjes në mbledhjen e vet mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje!”, ka shkruar Rama.
