Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka thënë se edhe subjekti politik që ai i takon është kundër idesë që në krye të Grupit të Unitetit, për të cilin po jepen ide të krijohet, të jetë kryetari, Hashim Thaçi. Ashrtu sikur partitë tjera opozitare, edhe deputeti, Xhelal Sveçla ka theksuar se është kundër idesë së kryetari Thaçi edhe pse është me rëndësi të krijohet një grup i tillë për t’i zhvilluar bisedimet me Serbinë. Ai ka theksuar se është shumë me rëndësi që në këtë Grup të Unitetit të mos jetë Presidenti Thaçi. Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla ka shtuar më tutje se se çdo rezultat i kësi lloj bisedimeve me palën serbe, është i pa favorshëm për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …