Partia Demokratike e Kosovës ka bërë me dije se është duke i përcjellë me shqetësim zhvillimet në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, të cilat sipas kësaj partie janë duke e vazhduar fushatën parazgjedhore. Partia e Kadri Veselit në një reagim publik ka theksuar se parimet e Vetëvendosjes dhe LDK-së të prezantuara zëshëm janë shndërruar në pazare për karrige. Partia Demokratike e Kosovës është e bindur se përgjegjësia për t’i formuar institucionet e reja i takon fituesit të zgjedhjeve dhe nuk bën të dëmtohet ky koncept i shëndoshë në demokracinë e re të Kosovës. PDK-ja ka treguar konstruktivit, duke pranuar rezultatin zgjedhor dhe ka kaluar në opozitë menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit. Nuk ka bërë asnjë ankesë në Gjykatë Supreme për të zvarritur certifikimin e procesit zgjedhor. Për më tepër, e ka lënë veten në mënyrë të qartë jashtë ekuacioneve e tavolinave të bisedimeve për qeverisje, duke u deklaruar pa asnjë ekuivok dhe ripotencuar se do të qëndrojë në opozitë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …