Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosja i ka dorëzuar kërkesë kryeministrit, Hoti, lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë

Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje i ka dorëzuar sot kërkesën kryeministrit, Avdullah Hoti për shpjegime lidhur me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë. “Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror. Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Deputetë të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, sot kanë dorëzuar kërkesën për shpjegime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në realizimin e këtij projekti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …