Vetëvendosja i ka përkujtuar dy aktivistët e saj, Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, në 12-vjetorin e vdekjes së tyre. Aktivistët u vranë gjatë protestës së 10 shkurtit të vitit 2007, të cilën Vetëvendosje e kishte organizuar kundër negociatave me Serbinë dhe pakos së Ahtisaarit. Deputeti, Glauk Konjufca, ka thënë se Mon Balaj e Arben Xheladini janë heronj të pasluftës, të cilët ranë për liri e vetëvendosje. “Është shumë e dhimbshme që nuk e kemi Monin e Arbenin në mesin tonë, por është më e dhimbshme që nuk pati kurrë drejtësi. Njësiti prej 11 romunësh u kthye në vendin e vet dhe krejt çka është thënë nga UNMIK-u ka qenë gatishmëria për kompensim material dhe kjo na fyen të gjithëve. Ne mund të qetësohemi sadopak kur vetëm ata që e kanë bërë krimin të jenë prapa grilave”, ka deklaruar Konjufca.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …