Partia Vetëvendosje insiston në hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, që lidh Mitrovicën e Jugut, të banuar me shqiptarë dhe Mitrovicën e Veriut të banuar me serbë. Sipas tyre, kundërshtimet e faktorit ndërkombëtarë s’kanë asnjë bazë, andaj ura duhet të hapet për qarkullim për automjete dhe të sigurohet liria e plotë e lëvizjes. Mirëpo, në Lidhjen Demokratike të Kosovës si dhe analistët konsiderojnë se një veprim i tillë pa koordinim me aleatë, veçmas pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të dëmtonte Kosovën. Shefja e Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, thotë për KosovaPress se hapja e urës është elementare për lirinë e lëvizjes. Po ashtu, sipas saj ura duhet të hapet edhe si simbolik e heqjes së elementit të fundit për ndarjen e veriut. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thekson se ura duhet të hapet, por në koordinim me aleatët.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …