Lëvizja Vetëvendosje ka drejtuar edhe sot kritika të shumta ndaj Qeverisë Hoti për të cilën ka thënë se është jolegjitime dhe e paligjshme. “Nga qeverisja e mirë legjitime që luftonte krimin e korrupsionin, menaxhonte mirë me pandeminë dhe e nisi çkapjen e shtetit u kontrabandua një qeverisje jolegjitime e paligjshme që ju hap Serbisë, menaxhoi në mënyrë katastrofale me pandeminë dhe rifilloi kapjen e bordeve e ndërmarrjeve publike ashtu siç di vetëm klubi i politikanëve të stërvjetëruar. 100 ditë nënshtrim, dështim, keqmenaxhim, regres, dorëzim. 100 ditë jolegjitime dhe të paligjshme”, thuhet në mes tjerash në komunikatën e Vetëvendosjes.
