Vetëvendosja ka emëruar kryetarin e saj Albin Kurtin kandidat të vetëm edhe për një mandat tjetër qeveritar. Gjatë fjalës para këshillit drejtues të kësaj partie, ai ka bërë lëvdata të shumta për qeverinë që drejton. “Qeveria jonë ka rritur pagën minimale brenda 5 vitesh duke rritur pagën dy herë brenda mandati. Partitë tjera le të flasin sa të duan për rritje page e kthyem fjalët në realitet. Të gjitha këto vendime kanë ndihmuar ekonominë tonë jo vetëm të kalojë krizën e energjisë, por dhe të rritet bruto produkti. Në fund të katër vjetëve e ke të vështirë të gjesh një familje që nuk ka përfituar diçka nga qeverisja jonë e mirë dhe e drejtë”, ka theksuar kryetari i partisë Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai shtoi më tutje se Kosova ka shënuar rritjen më të madhe ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Këshilli Koordinues i Familjarëve të të Zhdukurve, kërkon drejtësi për Viktimat e Luftës në Kosovë
Edhe këtë vit, Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve organizoi një takim për …