Në faqen zyrtare të Vetëvendosjes, është shpërndarë një video ku shihet kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra atje. Video është shoqëruar me një audio nga një fjalim i Kurti në vitin 2015, nga Manifestimi i Lëvizjes Vetëvendosje kundër ‘Zajednicës’ dhe marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi”. Në video janë përfshirë pamjet nga vizita e kësaj jave e Kurtit në veri, ku shihet mbi Urën e Ibrit dhe duke biseduar me karabinierët, si dhe duke vënë gurthemele. Shihet edhe Kurti duke bërë homazhe tek vendi ku ka rënë heroi Afrim Bunjaku, pamje të qytetarëve në liqenin e Ujmanit e të bizneseve të hapura së fundi. Ndryshimet e mëdha fillojnë me guxim. Qytetarët e Republikës tonë dhe qeveria e tyre kanë treguar guxim dhe përkushtim, kanë treguar se si bashkë arrihet dhe fitohet ajo që synojmë e që është e domosdoshme për të gjithë”, thuhet në postimin e kësaj partie.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …