Vetëvendosje

Vetëvendosja ka hapur shkollë për emancipim politik (!)

Në një postim të Vetëvendosjes bëhet e ditur se Sekretariati për Emancipim Politik në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, mbajti sesionin hapës për Nivelin teorik të Shkollës politike. Aktivistët Pavjo Gjini, Mrika Limani Myrtaj, Liridona Kelani dhe Hazir Asllani mirëpritën ndjekësit e shkollës për këtë vit. Pavjo Gjini bisedoi për esencën e aktivizmit të zbërthyer përmes shkollës politike, duke e vënë theksin te raportet ndërmjet teorisë dhe praktikës dhe natyra praktike e teorisë në përditshmëri. Ai foli gjithashtu për shkollën si kuvend përmes të cilit aktivistët do të mund të diskutojnë e shkëmbejnë ide në shërbim të pajimit me mendim kritik dhe qasjen për të lëkundur dogmatiken kurdoherë ajo synon të zë rrënjë, në këtë formë duke mundësuar emancipimin në vetvete. Ndërkaq, Mrika Limani Myrtaj diskutoi shkurtimisht për paramendimin e shkollës politike si tërësi për demitizim të teorisë dhe më pas i informoi ndjekësit për çështjet praktike të ndjekjes së shkollës politike. Ky nivel i shkollës do zgjasë deri në verën e vitit që vjen dhe do përmbajë pesë lëndë të ndryshme. Aktivistet e aktivistët nga qytete të Kosovës, Shqipërisë dhe nga diaspora do kenë rastin të ndjekin ligjërata dhe të marrin pjesë në diskutime bashkë me ligjërues të shumtë që vijnë nga fusha e profesione të ndryshme.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …