Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, në konferencë për media ka thënë se kjo parti ka shprehur gatishmëri për krijimin e këtij komisioni. “Kemi vendosur që të procedojmë kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor parlamentar. Ne, iniciojmë kërkesën për krijimin e Komisionit Hetimor parlamentar. Propozimi ynë përmban disa tema shtesë si objekt të hetimit. Kur kanë prezantuar kërkesën me 40 nënshkrim as nuk kanë ardhur të kërkojnë bashkëpunim mos me rënë në kurthin që ishin duke rënë”, ka thënë ajo. Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, ka thënë se partitë opozitare kanë paraqitur kërkesë të palogjikshme për themelimin e Komisionit Hetimor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …