Lëvizja Vetëvendosje, qendra Gjermani proteston sot në prag të Samitit të Ballkanit

Vetëvendosja ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të saj, Kurti, Haxhiu dhe Kadaj-Bujupi

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të deputetëve të saj, Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi. Gjatë konferencës për medie, peputeti i Vetëvendosjes Sami Kurteshi tha se gjyqtari Beqir Kalludra që ka lëshuar urdhër arrestin për deputetët Kurti, Haxhiu e Kadaj-Bujupi, ka bërë vepër penale. Ai përkujtoi se më 22 nëntor VV ka bërë kërkesë për përjashtimin e trupit gjykues në rastin e deputetëve të saj për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës, derisa ende pa marrë asnjë përgjigje, gjyqtari Kalludra ka lëshuar urdhërarrestin për Kurtin, Haxhiun e Kadaj-Bujupin. Ka dyshime të bazuara dhe objektive se ky trup gjykues nuk mund të jetë i paanshëm në këtë rast, pasi i njëjti trup ka dënuar edhe aktivistët e VV-së, për sulmin mbi Kuvendin e Kosovës, theksoi deputeti, Sami Kurteshi. Gjatë konferencës për medie, ai foli edhe për rezultatin e zgjedhjeve dhe ftoi kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën që të lejojnë numërimin e votave me kusht dhe me postë për Prishtinën dhe Prizrenin.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

VV pretendon se ka numrat për Qeverinë, por jo për kryeparlamentarin

Në prag të seancës së re të Kuvendit, deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka deklaruar …