Vetëvendosje reagon ndaj vendimit të Supremes që i pamundëson Albin Kurtit pjesëmarrjen në zgjedhje

Vetëvendosja ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë në Kosovë, duke thënë se kjo paraqet cenim të “integritetit dhe sovranitet shtetëror” sepse Serbia me këtë rast po e trajton Kosovën “efektivisht si pjesë të saj”. Në reagimin e Vetëvendosjes më tutje thuhet se serbët e Kosovës me 21 qershor nuk do të votojnë si votues jashtë vendit me shtetësi të dyfishtë duke votuar përmes postës apo në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, por si shtetas brenda Serbisë dhe në qendra të votimit të hapura nga autoritet serbe nëpër komunat e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti i LDK-së, me lejimin e mbajtjes së këtyre zgjedhjeve ka legjitimuar pretendimet e Serbisë. Është përpjekje tinëzare e Qeverisë së përmbytur në varësinë nga Lista Serbe, se kinse nuk po votohet në Kosovë, por vetëm po grumbullohen votat nga OSBE, thuhet në mes tjerash në reagimin e Vetëvendosjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Serbia vazhdon të përbëjë kërcënim permanent për Kosovën dhe Ballkanin

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, lidhur …