Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, në tryezën ku është diskutuar lidhur me “Forcën e Sigurisë së Kosovës” dhe rregullimet ligjore ka theksuar se është e domosdoshme që Kosova ta ketë ushtrinë e saj. Ai ka thënë se edhe para zgjedhjeve të vitit 2014 janë sjellë disa amendamente kushtetuese, që mundësonin formimin e Forcave të Armatosura, duke saktësuar se në atë kohë, diskursi nuk ka qenë në nivel institucional. Kemi njëfarë skepticizmi të mënyrës se si Hashim Thaçi e ka sjellë këtë ligj dhe si e ka sponsorizuar tha Ymeri. Ndërsa deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka theksuar se pavarësisht vërejtjeve serioze në strukturimin e këtij projektligji, Vetëvendosja mbështet ndryshimet kushtetuese. Kryetari Thaçi ka bërë një gabim të madh duke mos u koordinuar me faktorët ndërkombëtarë dhe opozitën, lidhur me këtë projektligj ka shtuar Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …