Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar kundër kompanisë Devolli dhe kërcënimet e pronarëve të saj për vazhdimin e kontratës me Telekomin. Deputeti Glauk Konjufca ka thënë se shumë shpejt do e sjellin në Kuvend një ligj i cili e ka një pikë specifike ndalimin e operatorëve virtualë mobilë në Kosovë. Z-mobile duhet të ndalohet me ligj. Gjithashtu Vetëvendosje do të thërras seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për PTK-në. “Prej korrikut të 2018 është në fuqi rezoluta që Qeveria duhet të tërhiqet nga marrëveshja me kompaninë Z -mobile, kjo rezolutë është shpërfillur nga Qeveria dhe siç duket është e gatshme që të vazhdojë këtë kontratë e cila është e dëmshme, por Prokuroria është vonuar qëllimisht dhe nuk ka hetuar këtë kontratë. Mënyra si është mbrojtur çështja në arbitrazh lë shumë për të dëshiruar”, ka deklaruar Konjufca, i cili ka shtuar se qëllimisht institucionet janë duke e lënë që Telekomi të falimentojë, por Vetëvendosja mbështet sindikatën e PTK-së e cila kërkon që të mos vazhdohet kontrata me Z-mobile.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …