Lëvizja Vetëvendosje kërkon dorëheqje morale apo shkarkime të drejtuesve të institucioneve pas rastit të ndalimit të familjarëve të shefit të AKI-së, Shpend Maxhunit, në veturën e të cilëve u gjetën armë e drogë. Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, kërkoi Vetting për institucionet e sigurisë. “Kosova ka nevojë jo për reforma në drejtësi, ka nevojë për reforma d.m.th. Vetting në institucionet e sigurisë, Kosova ka nevojë për reforma në AKI dhe Vetting në Polici”, tha Selimi, Armë e drogë në veturën e babait të shefit të AKI-së, i dyshuar djali i tij “Dorëheqja morale apo shkarkimi nga këto institucione do të bënte fillimin e reformave”, shtoi deputeti, Selimi. “Rastet si i djeshmi, ku djali i shefit të AKI-së kapet me drogë dhe armë nuk është rasti i parë, pasi i kemi parë disa herë, dëshmon se është pasojë e kapjes së shtetit”, tha Selimi. Këto gjëra po ndodhin për shkak të kapjes së shtetit nga krerët kryesorë. Emërimet e zyrtarëve shtetërorë si në siguri dhe drejtësi janë duke e dëshmuar këtë dhe po e përdorin si tortë të shtetit, duke u dakorduar se cili ta mbajë në kontroll AKI-në, cili drejtorinë e përgjithshme apo Prokurorinë e Shtetit madje edhe më thellë, tha deputeti, rexhep Selimi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …