Puhie Demaku, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, nga Vetëvendosje, Puhie Demaku, pas takimit me kryesuesin e UNMIK-ut, Zahir Tanin tha se ky mision i OKB-së në Kosovë është i padobishëm. “Janë konfirmuar dy shqetësimet e Lëvizjes Vetëvendosje, e para është do të thotë pa dobishmëria e këtyre lloj misioneve që ekzistojnë në Kosovë dhe prania e ndikimi i tyre ka rënë dhe është i panevojshëm posaçërisht në vitet pas shpalljes së pavarësisë, kur ne do të duhej të kishim institucione të konsoliduara, të cilat e kryejnë punën e vet”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …