leoni

Vetëvendosja kundër shkuarjes e kryeministrit, Isa Mustafa në Bruksel

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar paralajmërimin e kryeministrit Isa Mustafa se nesër do të shkojë në Bruksel, për të vazhduar dialogun me Serbinë,  edhe pse  Mustafa dhe Thaçi kanë sjellë vendime që e cenojnë rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës. Glauk Konjufca nga Vetëvendosje tha në një konferencë për media se në marrëveshjet e fundit ka pasur shumë lëshime dhe është shkelur Kushtetuta e Kosovës. Këtë sipas tij, e konfirmon edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese, raporton Telegrafi. Sipas Konjufcës, mos-mbajtja e premtimit nga kryeministri, i cili pati thënë se nuk do të shkojë në Bruksel pa i marrë vizat qytetarë e Kosovës, i bie që ka mashtruar qytetarët dhe kjo tregon se është një kryeministër joserioz. Ai më tej u shpreh se Mustafa dhe Thaçi kanë sjell vendime që e cenojnë rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës. Konjufca tha se në vend që këta të japin përgjegjësi për çfarë kanë bërë, ata vazhdojnë prapë me të njëjtat koordinata. Sipas tij, këshilltarët e Mustafës që sillen si shumë të zot sjellin marrëveshje që janë në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa shkojnë më shumë për vizita turistike. Ai konfirmoi se më 17 shkurt do të jetë protesta e radhës dhe shprehu bindjen se qytetarët do t’i shprehin pakënaqësitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …