LDK-ja dhe Vetëvendosja

Vetëvendosja, LDK e AKR, “kushtëzojnë” koalicionin PAN për zgjedhjen e kandidatit në postin e kryekuvendarit

Vetëvendosja dhe koalicioni LDK-AKR duan ta caktojnë vetë kandtatin e pranueshëm për ta nga radhët e koalicionit, PDK-AAK-NISMA. Kandidatja e pranueshme del  të jetë deputetja, Flora Brovina, por edhe ndonjë tjetë, mirëpo  kurrsesi Kadri Veseli,  i cili e ka përkrahjen e koalicionit: PDK-AAK-NISMA, por as Xhavit Haliti, për të tjerët tani për tani nuk sugjerime.  Për Lëvizjen Vetëvendosje është e pranueshme deputetja, Flora Brovina, të emërohet në krye të Kuvendit të Kosovës. Këtë emër nuk e kemi diskutuar në parti, por personalisht është e pranueshme për mua, ka thënë Glauk Konjufca. Edhe përfaqësues të koalicionin LAA thonë se PAN-i duhet të propozojë një emër të pranueshëm për të gjithë. Koalicioni PAN duhet të ta ketë parasysh që nëse duhet të procedojnë më tutje duhet ta kandidojnë dikë që është i pranueshëm për të gjithë”, ka thënë për arbresh.info deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu. Kur bëhet fjalë për kushtëzimet, nëse dështon PAN-i në konstituimin e Kuvendit, a do të mund ta kushtëzonte, koalicioni PDK-AAK-NISMA, kandidatin e zgjedhur të  koalicionit: Vetëvendosje LAA?  Këtë nuk e kanë lënë të nënkuptohet Konjufca, as Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …