Lëvizja Vetëvendosje me anë të një postimi, ka bërë me dije se mbi 35 mijë persona po marrin pjesë në manifestimin e sotëm “Sipas të dhënave të sakta të pjesëmarrësve që janë paraqitur tek strukturat tona, në këtë protestë pjesëmarrja është si vijon:
Nga qytetet e fshatrat e Kosovës janë pjesëmarrës të konfirmuar: 19,369 qytetarë.
Nga Prishtina, të konfirmuar sipas degëve tona janë: 11,521 qytetarë,
Nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina, Mali i Zi e Diaspora kanë konfirmuar mbërritjen në Prishtinë: 1,023 qytetarë. Në këtë përllogaritje nuk përfshihet pjesëmarrja spontane e qytetarëve”, bëhet e ditur në njoftim.