Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar se është arrestuar deputeti, Ismajl Kurteshi, ndërsa thekson se me arrestimin e deputetëve opozitarë, vendi po shkon kah diktatura, por opozita nuk do ta tolerojë një akt të tillë. “Opozita po burgoset, në mënyrë që pushtetit t’i lirohet rruga që ta kthejë kontrollin e Serbisë në një pjesë të territorit tonë, si dhe t’ia fal Malit të Zi mbi 8000 hektarë tokë të Kosovës”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes. “Por, ajo që nuk po e llogarit pushteti është që nuk do të ketë mundësi t’i arrestojë dhe burgosë mbi 80% të qytetarëve, të cilët janë kundër këtyre projekteve. Prandaj, “Zajednica” dhe demarkacioni me Malin e Zi, nuk do të kenë mundësi të kalojnë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Kontrolloni gjithashtu
Rashit Qalaj: Qytetarët të lodhur nga skenat në kuvend – Kurti po shijon privilegjet e kryeministrit pa marrë përgjegjësi
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar ashpër situatën politike në vend dhe dështimet e …