Vetëvendosje

Vetëvendosja: Në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë është arrestuar aktivisti, Fatmir Fetahu

Vetëvendosja ka njoftuar se mbrëmë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, është arrestuar aktivisti i kësaj partie,  Fatmir Fetahu i cili  është arrestuar pa urdhërarrest nga Policia, përderisa po kalonte kufirin për të shkuar në pushime në Shqipëri. Mbrëmë në mesnatë, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë, Policia ka arrestuar pa urdhërarrest aktivistin e qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Fatmir Fetahu. Ai ishte duke kaluar kufirin së bashku me familjen për të shkuar në pushime në Shqipëri dhe arrestimi i tij u bë pa u dhënë asnjë arsye. “Bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të aktivistit Fatmir Fetahu, dhe ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të ndalin përndjekjen e padrejtë të aktivistëve tanë sipas urdhrave të këtij pushteti kriminal”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …