Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës fillimisht folën deputetët e Vetëvendosjes në lidhje me aktakuzat dhe veprimet e Speciales. Deputetët e kësaj partie përmenden përballjen e Rexhep Selimit në këtë gjykatë, mirëpo nuk përmenden emrat e komandantëve të tjerë që po përballen me drejtësinë, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të tjerët. E këtë ua rikujtoi deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. “Për dallim nga këta unë po i përmendi të gjithë luftëtarët e lirisë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e komandant Cali”, tha Lekaj. “Kushdo që mundohet të paragjykojë se çka ndodhi në atë kohë: Kam vetëm një pyetje, se si duhet të silleshim ne? A duhet të ngriheshim krye të mbronim pragun e shtëpisë. A duhet tluftonim apo të prisnim që Beogradi me makinerinë ushtarake të na çonte në humnerë. Le të dalë kushdo qoftë, me çfarëdo nacionaliteti e të na tregojë se si duhet të vepronim”, ka pyetur deputeti Pal Lekaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …