Vetëvendosja në Mitrovicë gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, tuboi qindra qytetarë, por jo me mijëra sikur, AAK, PDK, LDK

Lëvizja Vetëvendosje, vazhdoi në Mitrovicë ritmin e fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, duke mbledhur qindra qytetarë, por jo me mijëra sikur; AAK, PDK, LDK. Në Atë aktivitet, qytetarët e Mitrovicës shprehën mbështetje të fortë për përkushtimin e qeverisë për zhvillim, sovranitet dhe rend në vend. Kryetari i Qendrës së Mitrovicës dhe kandidati për deputet, Armend Muja, uroi mirëseardhje të pranishmëve dhe theksoi se Mitrovica dhe veriu i Kosovës janë thelbësore për stabilitetin dhe zhvillimin e vendit. Faton Peci, ministër i Bujqësisë dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Guxo, theksoi se ditët e mira për Mitrovicën kanë ardhur me qeverisjen e Kurtit dhe se do të vazhdojnë të përmirësohen në gjithë Kosovën. Kryeministri Kurti, tha se, Kushtetuta dhe sovraniteti i Kosovës janë të paprekshme. Ai kritikoi opozitën për premtimet boshe dhe theksoi se populli i Kosovës nuk pranon më mashtrime dhe hajninë, pa i përmendur mashtrimet dhe hajnitë e veta.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …