Vetëvendosja në Mitrovicë përkujtoi shqiptarët e vrarë në Veri të vendit, 16 vjet më parë

Lëvizja Vetëvendosje në Mitrovicë ka përkujtuar shqiptarët e vrarë në Veri të vendit 16 vjet më parë nga kriminelët Ivanoviq, Delibashiq e të tjerë. Në një kumtesë të lëshuar me këtë rast thuhet: Nezir Voca, Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, qytetarja boshnjakje Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi ishin vrarë në natën ndërmjet 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000 në pjesën veriore të Mitrovicës. Ata u vranë nga grupi kriminel serb “Rojet e Urës” të udhëhequr nga Oliver Ivanoviq dhe Dragan Delibashiq. Ky grup kriminal i cili akoma pengon kthimin e shqiptarëve në pronat e veta dhe është përgjegjës direkt për spastrim etnik të veriut të Mitrovicës, sipas marrëveshjes në Bruksel u legalizua dhe u shpërbly me firmosjen e kontratave të 483 pjesëtarëve të saj me institucionet qendrore të Kosovës, ndërsa dy udhëheqësit e saj u liruan nga përgjegjësia për këtë akt makabër në”mungesë” të provave. Këto vrasje përcaktuan fatin e Mitrovicës në drejtim krejtësisht të ndryshëm nga pjesa tjetër e Kosovës dhe kan akoma pasoja direkte në atë që po ndodh sot në veri të Kosovës. 16 vite më vonë, familjet e viktimave, të shpërngulurit dhe e gjithë shoqëria jonë akoma kërkon drejtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza ka premtuar rritje prej 50 për qind të pensioneve për kategoritë e dala nga lufta

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka premtuar rritje …