Qendra e Vetëvendosjes, në Tiranë, nuk do të marrë pjesë në protestën e sotme kundër vizitës së kryetarit të Serbisë, Vuçiq dhe takimit në nismën ”Ballkani i Hapur”. Vetëvendosja më herët kishte përkrahur Sali Berishën dhe politikën e tij kundër kryeministrit Edi Rama, por tani kur Berisha është shpallur non grata nga Amerika, ithtarët e Albin Kurtit në Tiranë, bënë të ditur se nuk kanë planifikuar aktivitet në ditën e sotme me rastin e protestave edhe pse kundërshtojnë “Ballkanin e Hapur”. Sali Berisha, ka paralajmëruar protestë përballë kryeministrisë në Shqipëri, në ditën e sotme në orën 16.00. Sipas tij kjo protestë do të drejtohet kundër vjedhjes së inceneratorëve dhe paktit antikombëtar, Rama-Vuçiq. Protestuesit, fillimisht do të tubohen te selia e Partisë Demokratike, e pastaj do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …