Vetëvendosje

Vetëvendosja: Neglizhenca e institucioneve po u kushton qytetarëve me jetë

Lëvizja Vetëvendosje konstaton se pas aksidenteve me fatalitet, të përsëritura në aksin rrugor Prishtinë-Pejë, afër fshatrave Vragoli dhe Miradi e Ulët, siç ishte ai i para dy ditëve, ku nga plagët e rënda nga goditja me makinë humbi jetën 62 vjeçarja Sabrije Gjyrevci, banorët e fshatit Miradi e Ulët protestuan me të drejtë duke e bllokuar rrugën për 30 minuta. Fushë Kosova është i vetmi qytet përmes së cilit kalon një rrugë magjistrale në të cilën zhvillohet shpejtësi e lartë dhe nuk ka një unazë të qytetit. Pasiguria e kësaj rruge afër fshatrave Miradi e Ulët dhe Vragoli, mungesa e nënkalimit apo mbikalimit dhe masave të tjera mbrojtëse është shqetësuese dhe sigurisht që nëse nuk intervenohet në të aksidentet do të përsëriten.  Qendra në Fushë Kosovë e Vetëvendosjs mbështet fuqishëm kërkesat e banorëve të fshatit Miradi e Ulët si dhe protestat e tyre dhe gjithashtu u  thirrjeve institucioneve gjegjëse që t’i përgjigjen kërkesave të qytetarëve ashtu siç e kanë  për detyrë dhe të intervenojnë me kohë para se të bëhemi dëshmitarë të ndonjë tragjedie, Lëvizja VETËVENDOSJE!, në Fushë Kosovë, u shpreh ngushëllime familjes Gjyrevci nga fshati Miradi e Ulët!

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …