Vetëvendosja, nga radhët e veta në Kuvend, deri tani ka humbur 6 deputetë nga grupi parlamentar, duke mbetur me 53

Vetëvendosja deri tani nga radhët e veta  në Kuvend, deri tani  ka humbur me 6 deputetë nga grupi  parlamentar, duke mbetur me 53. Përkundër këtij fakti deputetja Fitore Pacolli, thekson se partia ende ka shumicën në Kuvend, duke mbështetur qëndrimin e tyre edhe në votat e deputetëve nga komunitetet jo-shumicë. Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, ka shprehur skepticizëm lidhur me këtë qëndrim, duke theksuar mungesën e vazhdueshme të seancave plenare si tregues të vështirësive për të mbajtur shumicën e votave. Jakaj sugjeron se Vetëvendosje tani mund të përballet me nevojën për të kërkuar mbështetjen e opozitës, sidomos për miratimin e projektligjeve të rëndësishme si buxheti i vitit 2024 dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas IKD-së, deri më tani, Qeveria e Kosovës ka miratuar vetëm 35 nga 119 projektligjet e planifikuara për këtë vit, përfaqësuar një përmbushje prej 29% të planit legjislativ.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti nuk e priti në takim Edi Ramën, por shprehet i gatishëm për takim me Vuçiqin

Albin Kurti, dhe Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime të ndara me shefen e re të diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të zhvillojnë takime …