Lëvizja Vetëvendosje shprehet se nuk do ta zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Këtë bashkësi tani anëtarë të këtij subjekti politik sërish po e quajnë “Zajednicë”, si në kohën kur Vetëvendosja ishte në opozitë. Enis Sulstarova, themelues i degës së Vetëvendosjes në Shqipëri, ka thënë se ata që e duan Asociacionin në Kosovë le t’i gjejë Eskobari se kush janë, kjo ishte një përgjigje në paralajmërimin e emisarit amerikan në Ballkanin Perëndimor, i cili ka thënë se Kosova e ka obligim formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Eskobar ka saktësuar se ne do ta kemi asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë, me shoqërinë civile, me grupet e të rinjve, me komunitetin e biznesit, me të gjithë që do të donin të shihnin Serbinë dhe Kosovën duke dalë nga ky cikël i jostabilitetit”, ka thënë emisari amerikan, Gabriel Escobar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …