Duke komentuar zërat mbi mundësinë e sigurimit të votave të mjaftueshme për rrëzimin e Qeverisë, deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se subjekti politik që ajo i takon nuk do të kërkojë votat e Listës Serbe për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj. “Ne në vazhdimësi kemi pas paraqitje publike për këto, kemi pas qëndrime lidhur me këtë çështje. Ne si Lëvizje Vetëvendosje së bashku me pjesën tjetër të opozitës jemi duke i koordinuar hapat për rrëzimin e Qeverisë por kjo nuk nënkupton që do të kemi bashkëpunim me Listën Serbe. Lista Serbe është një subjekt politik i cili dirigjohet nga Beogradi, rrjedhimisht çfarë do bashkëpunimi me këtë subjekt politik do të ishte i papranueshëm, ka theksuar deputetja, Albulena Haxhiu. Edhe zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se as LDK-ja nuk e ka qëllimin që me vota të Listës Serbe ta rrezojë Qeverinë, dhe e ka mohuar kategorikisht çdo bashkëpunim të mundshëm me partinë serbe. Por, ka shtuar ai më tutje, ne nuk mundemi me ndalu me votuar, por preferencat e LDK-së janë që Qeveria të rrëzohet me votat e shqiptarëve.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …