leoni

Visar Ymeri

Vetëvendosja paralajmëron të gjitha masat për të kundërshtuar projektligjin për demarkacionin

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, gjatë një konference me gazetarë ka folur për demarkacionit dhe ka paralajmëruar masat që do t’i ndërmerr  për të kundërshtuar projektligjin për demarkacionin.  Çështja e demarkacionit është një nga çështjet më të delegjitimuara në publik. Me dokumente është dëshmuar se Kosova humb territor. Isa Mustafa ka treguar se fare nuk e çanë kokën për debat, pasi ai ende pa përfunduar debati i 3 gushtit thirri mbledhjen e qeverisë.  Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Isa Mustafa janë derra, Isa Mustafa është krye-derr i këtyre derrave, u shpreh Ymeri.Do të organizojmë protesta dhe kundërshtime për këtë marrëveshje. Kam kontaktuar me Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn pas riaktualizmit të çështjes së demarkacionit për të kundërshtuar së bashku ka thënë mes tjerash, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka  akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …