Vetëvendosja ka publikuar një kumtesë me të cilën e ka përshëndetur lirimin e aktivistit, Trim Gashi. Ne nuk duhet të gëzohemi kur i pafajshmi shpallet i pafajshëm, por kur i fajshmi shpallet fajtor. Aktivisti i Vetëvendosjes Trim Gashi, u shpall i pafajshëm në Gjykatë. Trim Gashi u kidnapua nga policia, ashtu siç ky pushtet bën zakonisht me opozitarët, pa i treguar fletë-arresti dhe pa i lënë kohë të njoftojë familjarët e tij. Ai u arrestua nga policia në mënyrë tinëzare, ndërkohë që po mblidhte nënshkrime për peticionin kundër marrëveshjeve kriminale dhe antikushtetuese që ka nënshkruar Isa Mustafa, thotë në fillim kumtesa. Data kur Trimi u arrestua ishte 16 tetor 2015. Ai u dërgua në paraburgim dhe u mbajt në ambiente të burgjeve të ndryshme të Kosovës, deri në datën 25 shkurt 2016, për më shumë se pesë muaj dhe tani u shpall i pafajshëm. Vetëvendosja kërkon nga organet kompetente të lirojnë të gjithë aktivistët të cilët padrejtësisht po mbahen nëpër burgje me muaj e vite.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …