Vetëvendosje

Vetëvendosja po e stërmadhon vlerësimin e WJP për përparimin e sundimit të ligjit në Kosovës gjatë vitit 2021

Vetëvendosja po i stërmadhon të dhënat e Indeksit për Sundimin e Ligjit të vitit 2021 të“World Justice Project” ( WJP ) për përparimin e sundimit të ligjit në Kosovës gjatë këtyre 10 muajve.  Lajmi.net njofton se raporti i 2021-ës në fushën e sundimit të ligjit me atë të 2020-ës, kohës kur VV nuk ishte në pushtet, nuk ofron dallime esenciale në rastin e Kosovës. Në raportin e 2020-ës, pikët e Kosovës, sipas vlerësimit të WJP, janë 0.52, derisa në vitin 2021 janë 0.53. Megjithëkëtë, një pikë më shumë në këtë përmbledhje vjetore ka ngjallur reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje në ‘Facebook’. Aty thuhet se “Republika e Kosovës në renditjen botërore për sundimin e ligjit është renditur si e para në rajon. Kosova prinë në fusha si ajo e kufizimit të pushtetit qeverisës, mungesës së korrupsionit, për transparencë, respektimin e të drejtave të njeriut, rend e siguri, si dhe disa fusha të tjera”, thuhet në postimin e e Vetëvendosjes në ‘Facebook’. Ndërkaq, në fushën e luftimit të korrupsionit Kosova, sikurse në 2020-ën, ashtu edhe në 2021-ën, ka vlerësimin 0.46, që nënkupton se nuk ka shënuar as progres e as regres. Mirëpo, Kosova përgjatë vitit 2021 ka shënuar regres në fushat siç janë qeverisja e hapur, zbatimin rregullator dhe rendin e sigurinë” njofton Lajmi.net.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …