Lëvizja Vetëvendosje po mbanë mbledhjen e 57-të të Këshillit të Përgjithshëm. Gjatë fjalës para të pranishmëve, kryetari i saj, Albin Kurti duke folur për Qeverinë që drejton, është lavdëruar se tani imazhi i Kosovës ka një përmbajtje më të re si në kuptimin politik ashtu edhe ekonomik. “Kemi aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Anëtarësimi ynë në KiE është vlerë e shtuar për Këshillin dhe mundësi për Kosovën që të përparoj më shumë në fushën e drejtësisë. Jemi duke i bërë përgatitjet për aplikim për anëtarësim në Partneritetin e Paqes në kuadër të NATO-s, e do të aplikojmë edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, ka theksuar kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai ka theksuar më tutje se gjatë qeverisjes së vendit nga ai dhe Vetëvendosja, Kosova ka shënuar rritje ekonomike, kemi bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të drejtësisë, kemi luftuar krimin e korrupsionin, kemi avancuar aleancat dhe kemi forcuar raportet me shtet mike. Kosova është bërë fanar i demokracisë në rajon”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …