leoni

Vetëvendosja priti në vizitë përfaqësuesit e FMN-së, Ruud Veremulen dhe Selim Thaçi

Vetëvendosja priti në vizitë përfaqësuesit e FMN-së, Ruud Veremulen dhe Selim Thaçi

Sot në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! erdhën në vizitë përfaqësuesit e FMN-së, Ruud Veremulen dhe Selim Thaçi të cilët u pritën nga Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti dhe Nënkryetari, Besnik Bislimi. Me përfaqësuesit e FMN-së u diskutua shqetësimi për rreziqet fiskale që nuk përmbushin planifikimin buxhetor për të hyrat në këtë vit si dhe për ndikimin buxhetor afatmesëm dhe afatgjatë të një sërë vendimesh qeveritare si në paga e po ashtu edhe në politika sociale që më shumë janë iniciativa të fragmentarizuara që nuk ndikojnë në uljen e varfërisë në Republikën e Kosovës. Përfaqësuesit e FMN-së njoftuan edhe me angazhimet e tyre aktualisht dhe për vizitën e ardhshme që do ta kenë në Republikën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ehat Miftaraj

Ehat Miftaraj: Kurti ka legalizuar varfërinë dhe po e thellon atë me zgjedhje të reja

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka reaguar ashpër ndaj ish-kryeministrit Albin Kurti, …